TERMAT E PËRDORIMIT

Ju lutemi, lëxoni me kujdes kushtet e mëposhtme që kanë të bëjnë me të drejtat dhe me detyrimet e shoqërisë ndaj të gjithë vizitorëve të faqes internetike (site).
1.IDENTITETI I SHOQËRISË
Faqja internetike (site) www.savenue.al është portali internetik që është krijuar prej shoqërisë anonime me emërtimin SAvenue SHPK dhe me titullin tregues «SAvenue», me NIPT L 81512019O, e cila ka selinë në Filip Shiroka, 1005 Tiranë. Faqja internetike (site) ka për qëllim të ofrojë informim të menjëhershem për produktet e saj, duke dhënë mundësinë për realizimin nga larg të porosisë internetike të tyre si dhe komunikim ndërveprues të vizitorëve me Shoqërinë, nëpërmjet komentimit dhe shfaqjes së preferimit të tyre për artikuj konkretë, duke shfytëzuar aplikime të rrjeteve shoqërore.
2.KUSHTET E MARRËVESHJES
Kushtet prezente të funksionimit dhe përdorimit të faqjes internetike (site) www.savenu.al përbëjnë rregulla angazhuese të shoqërisë, të cilat i respekton dhe i imponon Shoqëria gjatë ofrimit të shërbimeve të mëposhtme të shoqërisë së infomacionit tek përdoruesit. Kushtet prezente janë plotësisht konvencionalë me të drejtën evropiane dhe shqipetare në fuqi dhe mosrespektimi nga ana e përdoruesve i faqjes internetike (site) apo edhe të personave të tretë ndaj tyre nënkupton heqjen e çdo përgjegjësie të Shoqërisë në lidhje me persona të mundshem fizikë apo juridikë të prekur. Përdoruesit njohin të drejtën e Shoqërisë që të ndryshojë në çdo çast përmbajtjen e faqes internetike (site) pa informuar lidhur me këtë përdoruesit. Megjithatë, Shoqëria nuk mundet të modifikojë në mënyrë të njëanshme kushtet e këmbimeve pa informim të mëparshem të përdoruesve nëpërmjet faqjes internetike (site).
Përdoruesi që viziton portalin internetik (site) njeh se lëxoi kushtet prezente, bie dakort me to dhe merr përsipër detyrimin e respektimit të tyre, si në kuadrin e marrëveshjes që përpilohet me pranimin e tyre, ashtu edhe në kuadrin e detyrimit të përgjithshem të tyre për respektimin e ligjshmerisë.
3.MBROJTA E TË DHËNAVE PERSONALE
Të dhënat personale të përdoruesve të faqjes tonë internetike përdorën, sipas sa caktohen në L.48/2012 për «Mbrojtje e të dhënave personale». Me rregjistrimin/deklarimin e të dhënave tuaja, siç janë emri & mbiemri, adresa elektronike, adresa e banimit, telefoni etj., jipni pëlqimin tuaj për koleksionimin dhe përdorimin e tyre nga ana e Shoqërisë në masën që është absolutisht e domisdoshme për shërbimin e qëllimit të koleksionimit të tyre.
3.1. Qëllimi i koleksionimit dhe përpunimit.
Koleksionimi dhe përpunimi i mësipërm i të dhënave tuaja personale bëhet në masen që është absolutisht e domosdoshme për kryerjen e dhe për vërtetimin e porosive tuaja, për komunikimin tregtar- kryerjen e shitjeve nëpërmjet e-mail/newsletters informativë (p.sh.informimin tuaj për prodhime dhe për oferta të reja, për pjesëmarrje në konkurse etj), për përmirësimin e shërbimeve të ofruara nëpërmjet faqjes tonë internetike (site) si dhe për nxjerjen vetëm të situacioneve statistikore (që nuk do të përmbajnë të dhëna personale që mund të çojnë në njohjen e personave).
3.2.Pranuesi i të dhënave personale
Pranues i të dhënave të mësipërme me karakter personal është Shoqëria. Shoqëria ka mundësi të ngarkojë me ofrimin e shërbimeve mbështetjeje për kryerjen e porosive, për komunikimin tregtar me përdoruesit apo me dërgimin e mesazheve reklamuese dhe ofertave të veçanta, shoqëri të tretë bashkëpunuese me të. Kjo e fundit duhet të respektojë plotësisht parimet e ruajtjes së konfidencialitetit që ka Shoqëria përsa u përket të dhënave personale të përdoruesve. Në çdo rast Shoqëria nuk mundet të zbulojë, të publikojë, të shesë apo të këmbejë të dhënat tuaja personale, të cilat qëndrojnë sekrete. Si përjashtim, të dhënat që mbahen munden t’u komunikohen autoriteteve kompetente gjyqësore, pas kërkesës së tyre, sipas ligjshmerisë në fuqi.
3.3.Periudha kohore e ruajtjes së të dhënave personale dhe të drejtat e përdoruesve të rregjistruar.
Shoqëria mban arkiv me të dhënat e mësipërme për periudhën kohore që jeni përdorues i rregjistruar. Si përdorues i rregjistruar i faqjes tonë internetike (site) mundeni në çdo kohë të keni mundësi hyrje në të dhënat tuaja personale si dhe të kërkoni ndryshimin ose fshirjen e këtyre të dhënave dhe në përgjithësi të shfaqni kundërshtime për përpunimin e të dhënave që kanë lidhje me ju. Në rast së dëshironi të ushtroni të drejtat e mësipërme të hyrjes dhe të kundërshtimit mundeni t’i drejtoheni përgjegjësit të komunikimit të Shoqërisë me e-mail në hello@savenue.al.
4.Të drejta të pronësisë intelektuale.
E terë përmbajtja e faqjes internetike (site), duke përfshirë pamjet, grafiket, fotografitë, skicat, tekstet, shërbimet e ofruara, tingujt, videot, emrat, logot, shënjat treguese, prodhimet dhe në përgjithësi të gjitha arkivat përbëjnë vepra të pronësisë intelektuale, shënjat e depozituara dhe shënja të Shoqërisë apo të bashkëpuntorëve të saj dhe mbrohen sipas dispozitave relative të së drejtës shqipetare dhe komunitare si dhe të konventave ndërkombëtare. Kështu, ndalohet në mënyrë të prerë çdo kopjim, ribotim, ngarkim, rregjistrim analogjik/digital dhe riprodhim mekanik, shpërndarje, transportim, downloading, përpunim, rishtitje, krijim prodhim pune apo mashtrimi të publikut, lidhur me ofruesin real të përmbajtjes së faqjes internetike (site).
5.KUFIZIM I PËRGJEGJESISË
Shoqëria nuk mundet të garantojë disponimin e produkteve të porositura. Megjithatë, në rast mosdisponimi të tyre angazhohemi që t’ju informojmë brenda afati të kuptueshem kohor nga koha e vendosjes së porosisë tuaj.
Shoqëria rezervohet për gabime të mundshme teknike apo tipografike në karakteristikat e produkteve që i janë shmangur kujdesit apo kanë rezultuar pa ndërgjegje apo për shkak të ndërprerjeve në funksionimin e faqjes internetike (site) për arsye madhore. (p.sh.kushte të këqija moti,greva etj.).
Gjithashtu, Shoqëria është përgjegjëse ndaj përdoruesve vetëm për mashtrim dhe për pakujdesi të rëndë në rast mosekzekutimi të porosisë apo në rast vonese në dorëzimin e mallrave të porositura. Gjithashtu, rezervohet përsa i përket kohës së dorëzimit të mallrave në rastet e dhunës madhore (p.sh.kushte të këqija moti,greva etj.).
Shoqëria nuk mban asnjë përgjegjësi, pozitive apo mohuese, direkte apo indirekte, që mund të rezultojë nga mungesa e aftësisë në përdorimin e portalit internetik (site) si dhe për gabime, ndërprerje ,mangësi apo vonesa në funksionimin e faqjes internetike (site) apo në përcjelljen nëpërmjet saj të informatave në internet.
Shoqëria nuk mban përgjegjësi për probleme teknike që mund të paraqitën tek përdoruesit gjatë hyrjes apo përdorimit të faqjes internetike (site), të cilat lidhen me konvencionalitetin e infrastrukturës së tyre me të apo prej «viruseve» të mundshme apo prej elementeve të tjera të dëmshme që përmbahen në portalet internetike.
5.BLERJE MALLRASH
5.1.Kushtet e këmbimit.
Përdorimi i shërbimeve të faqjes internetike (site) nuk ka asnjë rëndim shtesë tej rregjimit të çmimeve në fuqi për përdorim të përgjithshem të portalit internetik (site), që u paguhet vetëm ofruesve të tretë kompetentë.
Shoqëria ruan të drejtën e rezërvimit apo të refuzimit të ekzekutimit të porosive,nëse bën të ditur brenda afati të kuptueshem kohore arsyet për rezervimin apo refuzimin relativ. Në rast të çdo problemi, ankese, vërejtje etj., që rezulton gjatë përdorimit të faqjes internetike (site), përdoruesi detyrohet që të njoftojë për këtë menjëherë Shoqërinë.
5.2.Përshkrim i Procedurës së Blerjes së Mallrave.
Për blerjen e mallarve nga faqja jonë internetike (siet) ndiqen hapat e mëposhtme:
1.Zgjidhni nga lista e mallrave kode konkrete të mallrave dhe i vendosni në shportën tuaj të blerjeve.
2.Plotësoni të dhënat e porosisë, p.sh.mënyra e pagesës,adresa e dërgimit.
3.Inspektoni pamjen e përgjithshme të porosisë.
4.Pranoni kushtet e përdorimit.
5.Jipni urdhërin përfundimtar të porosisë. Në rast gabimi gjatë hapave të mësipërme zgjidhni përzgjedhjen «Hapi i Mëparshem» që të ktheheni në stadin e mëparshem dhe të bëni korrigjimet e duhura.
5.3.Përshkrimi i mallrave/ngjyra.
Shoqëria bën çdo përpjekje të mundshme që të paraqesë me saktësinë më të madhe mallrat që disponohen prej saj dhe karakteristikat thelbësore të tyre. Shoqëria ka bërë çdo përpjekje të mundshme që të paraqiten me saktësi ngyrat reale të mallrave , kur ato paraqitën në faqen internetike (site). Shoqëria jonë nuk mban përgjegjësi dhe nuk garanton për saktesinë absolute të paraqitjes së ngjyrave të mallrave në ekranin e kompjutërit të përdoruesit pasi kjo varet nga karakteristikat e çdo ekrani dhe të çdo kompjutëri.
5.4.Arkivimi elektronik i porosive.
Porositë tuaja arkivohen në mënyrë elektronike dhe mundeni, nëse e dëshironi, të mirrni dijeni të përmbajtjes së porosisë tuaj.
Përdorimi i faqjes internetike (site) bëhet me përgjegjesi ekskluzive të përdoruesit. Nuk mbajmë përgjegjësi për ndërhyrje dashakeqe prej të tretëve. Vizitorët e faqjes internetike (site) angazhohen se nuk do të dëmtojnë të tretët me përdorim dashakeq të faqjes internetike (site) dhe se nuk do të shkelin të dhënat e tyre personale.
5.5.Çmimet e mallrave.
Çmimi i çdo malli shkruhet në listat relative përbri çdo malli. Në çmim përfshihet T.V.SH e ligjshme. Shoqëria ruan të drejtën të ripërshtatë çmimet pa paralajmërim.
5.6.Mënyra e pagesës.
Mundeni të likujdoni porosinë tuaj me sejcilën nga mënyrat e mëposhtme.
α)Pagesës me PayPal.
b)Pagesë me marrjen në dorëzim të porosië tuaj në ambjentin tuaj/kundrejt pagesës.Pagesa me metodën e kundrejt pagesës nuk është në fuqi për dorëzime jashtë Shqipërisë.
5.7.Dorëzimi i mallrave/Shpenzime dërgimi.
a)Dorëzimi i mallrave.
Dorëzimi i mallrave të porositura realizohet nga e hëna deri të shtunën,brenda 1-2 ditëve pune nga data e paraqitjes së porosisë në adresën që keni deklaruar gjatë plotësimit të të dhënave tuaja.
Shoqëria nuk mban përgjegjesi në rast vonese apo pamundësie dorëzimi,i cili vjen për arsye madhore (fenomene ekstreme moti,greva,etj.),por ka për detyrë që t’ju informojë,me qëllim që të deklaroni,nëse dëshironi,në kushtet e reja, realizimin e këmbimit.
b)Shpenzimet e dërgimit.
Kostoja e transportimit brenda Tiranes është 100 lek, kostoja e transportimit jasht Tiranes është 150 lek.
Kostoja e transportimit per Kosove, Maqedoni edhe Mel te Zi 5 euro, pavarësisht mënyrës së pagesës dhe shumës së pagesës.
Shoqëria ruan të dejtën të ripërshtatë çmimet pa paralajmërim.

6.TË DREJTAT E KONSUMATORIT
Në rast se diçka nuk ju pëlqen apo nuk ju bën, keni të drejtë të kërkoni zëvendësimin e mallit me tjetër apo të ndryshoni numrin apo ngjyrën. Për procedurën e zëvendësimit, afati më i lartë kohor i kthimit është deri në shtatë (7) ditë kalendarike nga data e dorëzimit. Kthimi i mallit bëhet me courier të përzgjedhjes tuaj dhe kostoja ju rëndon juve.
Νë rast se malli që keni marrë në dorëzim ka mangësi apo nuk i përgjigjet mallit të porosisë tuaj, atëhere kostoja e kthimit rendon SAvenue. Që të ktheni një mall, ju lutemi të plotësoni dhe të dërgoni formularin respektiv (faturë kthimi) bashkë me mallin dhe me faturën e shitjes me pakicë me Posten.
Malli për kthim të jetë në gjendjen që u muar në dorëzim, dmth të jetë i plotë, pa dëmtime, ambalazhi i tij të jetë ai që shoqëron rregullisht mallin, duke përfshirë të gjitha etketat/kartelat, dokumentacioni e duhur etj. dhe në çdo rast të mos jetë përdorur. Nëse predispozitat e cituara me sipër nuk plotësohen malli do t’ju kthehet me rëndimin tuaj.
Për shmangjen e mundimit tuaj, ju rekomandojmë të kontrolloni me kujdes gjatë kohës së marrjes në dorëzim të porosisë tuaj gjendjen e mallrave të shitura dhe paprekshmërinë e ambalazhit dhe të etiketës së tyre,me qëllim që të verifikohen mangësi të mundshme të dukshme.
Anullim Porosie.
Në rast së dëshironi të anulloni porosinë tuaj dhe nëse nuk është bërë dërgimi i mallit, do të duhet të komunikoni me seksionin e shërbimit të klienteve në telefonin +355 44521181 (e Hënë – Te Premte, 08:00- 16:00) , nr celulari +355692093133 ( e Hënë – Te Shtunë, 08:00- 20:00) apo në e-mail:hello@savenue.al.Në rast se është bërë dërgimi i porosisë tuaj,SAvenue do të informojë courier-in që të kthejë pakon në instalimet e saj.
7.E DREJTA E ZBATUAR
Për çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga përdorimi i shërbimeve apo edhe për çdo arsye tjetër midis përdoruesit dhe Shoqërisë, zbatohet e drejta shqipetare dhe kompetente janë gjykatat e Tiranës. Në rast se rezulton mosmarrëveshje përsa u përket kushteve prezente të përdorimit midis përdoruesit dhe Shoqërisë, i pari detyrohet, para se të nisë çdo veprim gjyqësor, të komunikojë me Shoqërinë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga ndodhja e ngjarjeve relative. Mosrespektimi i këtij kushti përbën shkelje thelbësore të kushtit konvencional që është lidhur midis përdoruesit dhe Shoqërisë.