POLITIKA E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE

Përdorim informatat që janë depozituar në arkivat «cookie» për reklamim dhe për statistikë, si dhe për funksionim me të mirë të faqes internetike (site), me qëllim që t’u përshtatet nevojave personale të përdoruesve. Mundeni të ndryshoni rregullimet e «cookies» në browser-in tuaj. Nëse i lini këto rregullime të pandryshuara «cookies» do të depozitohen në memorien e aparatit që përdorni. Ndryshimi i rregullimeve të «Cookies» mund të kufizojë funksionalitetin e faqes internetike (site).
Fshehtësia e Këmbimeve.
Ruajtja e fshehtësisë konsiderohet e vetëkuptueshme. Parimet e njëjta bazë që përshkojnë këmbimet klasike janë në fuqi edhe në rastin e tregtisë elektronike. Të gjitha informatat që përcillën nga përdoruesi i SAvenue janë të besueshme dhe SAvenue-Shoqëri me Përgjegjesi të Kufizuar-ka marrë të gjitha masat e duhura me qëllim që të bëhet përdorimi i tyre vetëm në masën që ajo vlerësohet e nevojshme në kuadrin e shërbimeve që ofrohen. SAvenue SH.P.K. nuk zbulon të dhënat e klienteve dhe të këmbimëve të tyre, veç nëse ka autorizim me shkrim prej jush apo kjo imponohet prej vendimi gjyqësor apo prej vendimi të autoriteti tjetër shtetëror. Në rast se SAvenue SH.P.K. përdor të tretë për mbështetjen e sistemeve të saj, kujdeset për sigurimin e konfidencialitetit. Mundeni të kërkoni çdo të dhënë që mbahet për ju si dhe korrigjimin e tyre në rast se mundeni të provoni ekzistencen e gabimit. Për sigurinë tuaj, do të duhet qe edhe ju të përdorni të gjitha informatat që ofrohen nëpërmjet shërbimit si të besueshme dhe të fshehta dhe të mos bëni asnjë lloj zbulimi të tyre tek persona të tretë.
Sigurimi i Këmbimëve.
SAvenue SH.P.K. njeh rëndësinë e çështjes së sigurisë së të Dhënave Tuaja Personale si dhe të këmbimeve elektronike dhe merr të gjitha masat e duhura, me metodat moderne dhe të përparuara, me qëllim që të sigurohet sigurimi juaj sa me i madh të jetë i mundur. Të gjitha informatat , të cilat lidhen me të dhënat tuaja personale dhe me këmbimet tuaja, janë të sigurta dhe të fshehta. Siguria i Dyqanit Elektronik të Savenue SHPK realizohet me metodën e mëposhtme:
Njohje e pëdrosuesit:Për njohjen tuaj përdoret e-mail i juaj dhe kodi i fshehtë personal i sigurisë (password), të cilat në çdo rast që i futni ju ofrojnë hyrje me siguri absolute në të dhënat tuaja personale. Ju jipet mundësia të ndryshoni Kodin e Fshehtë Personal të Sigurisë (password) dhe adresën e korrespodencës tuaj elektronike (e-mail) sa me shpesh të dëshironi. I vetmi që mund të hyjë në të dhënat tuaja jeni ju nëpërmjet kodeve dhe jeni ekskluzivisht përgjegjes për ruajtjen e fshehtësisë dhe të fshehjes së tyre prej personave të tretë. Në rast humbje apo zbulimit të tyre duhet të bëni menjëherë informimin tonë, përndryshe dyqani elektronik i SAvenue SHPK nuk është përgjegjes për përdorimin e kodit të fshehtë prej personi të paautorizuar. Ju rekomandojmë, për arsye sigurie, të ndryshoni pasword-in tuaj kohë pas kohe dhe të evitoni përdorimin e kodeve të njëjtë dhe lehtësisht të gjurmueshem (p.sh.datëlindja). Gjithashtu, ju propozojmë të përdorni jo vetëm gërma dhe numra, por edhe simbole për krijimin e password.
Pagimi.
Pagimi me kartë krediti apo PayPal është një metodë pagimi absolutisht e sigurtë për klientet tanë. Shoqëria SAvenue SHPK nuk do të ketë kurrë dijeni të informatave të kartës tuaj apo të llogarisë tuaj. Për pagimin e porosisë tuaj, ridrejton në faqen internetike (site) të bankës apo respektivisht në faqen internetike (site) të PayPal pa ardhur në kontakt, në asnjë rast, me elementet dhe të dhënat e kartës tuaj të krediti/debitit. Këto informata transferohen prej jush me përdorimin e lidhjes kriptografike në bankë apo të PayPal nëpërmjet sistemeve të këmbimeve të sigurta të tyre.
Mbrojtja e të Dhënave Personale.
Gjatë vizitës tuaj në faqet e www.savenue.al dhe me qëllim që të porositni mallra, por edhe për sigurimin e mundësisë së komunikimit me ju,me qëllim që t’ju informojmë për mallrat tona të reja, është e mundur që t’ju kërkohet të deklaroni të dhëna që kanë lidhje me ju (emri,profesioni,adresa elektronike etj.) Të dhënat e mundshme personale që deklaroni kudoqoftë në faqet dhe në shërbimet e portalit internetik www.savenue.al, destinohen ekskluzivisht dhe vetëm për sigurimin e funksionimit të shërbimit respektiv dhe nuk lëjohet të përdorën prej çdo të treti, pa u respektuar dispozitat e ligjit lidhur me mbrojtjen nga përpunimi i të dhënave me karakter personal, siç ajo është çdo herë në fuqi. Dyqani Elektronik www.savenue.al funksionon sipas legjislacionit shqiptar dhe komunitar në fuqi dhe ruan me siguri të dhënat tuaja personale për atë periudhë kohore që jeni i rregjistruar në ndonjë shërbim të www.savenue.al, të cilat fshihen pas ndërprerjes,me çdo mënyrë, të marrëdhënies tuaj këmbyese. Të dhënat personale që deklaroni në dyqanin elektronik www.savenue.al përdorën ekskluzivisht prej tij apo prej kompanive bashkëpunuese me të, me qëllim mbështetjen, përparimin dhe ekzekutimin e marrëdhënies këmbyese. Të dhënat që ruhen në arkiv munden t’u komunikohen autoriteteve kompetente gjyqësore, policore dhe autoritetëve të tjera administrative pas kërkese të ligjshme të tyre dhe sipas dispozitave ligjore që janë në fuqi në çdo rast. Klienti ka, brenda kuadrit të ligjit rreth fshehtësisë së telekomunikacioneve, të drejtat e informimit dhe të kundërshtimit.
Informatat që kërkojmë prej jush.
Të dhëna personale.
Çdo vizitor mundet të vizitojë dyqanin elektronik www.savenue.al,pa dhënë çdo lloj informatë personale. Do të na duhen të dhëna personale vetëm kur bëheni antar dhe do krijoni llogari përdoruesi.Në këtë fazë do t’ju kërkohet vetëm e-mail i juaj,në të cilin mundeni,nëse jeni dakort të mirrni e-mails tona informative. Nëse avanconi në porosinë e mallrave atëhere do të duhet të rregjistroni edhe të dhëna që kanë lidhje me këmbimin tuaj me ne. Të dhëna të detyrueshme dhe të duhura për çdo këmbim janë emri dhe mbiemri juaj, një telefon stabel, adresa (rruga,qyteti,kodi postar),adresa e dërgimit të porosisë dhe lloji i dokumentit (deftesë,faturë).Në mënyrë fakultative ju kërkojmë të dhëna si numrin e telefonit mobile (në rast se na duhet që të komunikojmë menjëherë me ju) dhe profesionin.

Cookies:
www.savenue.al përdor gjurmë njohje për një përvojë të kollajshme blerje. Gjurmët e njohjes apo arkivat alfabetike njohjeje (session cookies) përdorën vetëm për të njohur se hyni në site, me qëllim që të mos duhet t’ju kërkohet password në të gjitha faqet që përmbajnë këembimin e të dhënave. Nëse programi juaj i vizitës në Web (web browser) është rregjistruar që të mos pranojë gjurmë njohjeje, nuk do të jeni në gjendje të përdorni shërbimet e blerjes prej dyqanit elektronik. Në këtë rast, mundeni lehtësisht të ndryshoni këtë rregjistrim.