Fashion

Si ta bësh veshjen tuaj të duket më e shtrenjtë

E gjitha në të zeza
Një pëlhurë jo e shtrenjtë, duket më e shtrenjtë kur është ngjyrë e errët. Ngjyra e zezë të tregon më të dobët dhe elegante dhe mund të shtosh çdo lloj aksesori që dëshironi. Detaji për të cilin duhet të kujdeseni këtu është që të mos kenë shumë ndryshim nuancat e ngjyrës e zezë.
 E gjitha në të bardha
E gjitha në të bardha të tregon dhe më të shtrenjtë se e gjitha në zeza. Por e bardha është ngjyrë pak më e vështirë për trupat me pak defekte. Kështu që dy gjërat për të cilat duhet të kujdeseni kur visheni e gjitha në të bardha janë që pëlhura të jetë e mirë dhe prerja. Preferoni prerje të gjerë sepse nuk tregon defektet. Preferoni pëlhura natyrale pasi ato e përqafojnë më bukur trupin dhe duken më të shtrenjta.
Aksesorë
Preferoni aksesorë të hollë dhe me dizajne të thjeshtë. Perlat janë gjithmonë super chic. Gjithashtu mund të vishni një varse të trashë floriri dhe asgjë tjetër.

Syze Preferoni syze të mëdha dhe klasike. Ngjyra e zezë shkon me të gjitha kështu që një palë syze të zeza janë një produkt që duhet të jenë me patjetër pjesë e garderobës tuaj .Mos vishni kopje. Kopjet duken, krijojnë një pamje shumë të lirë dhe të ulët. Përdorni rripa dhe sheje.