Fashion

Christmas Lights ✨

Hi girls, këtë rradhë kam ardhur me një temë shumë të bukur siç është vetë festa,
Krishtlindja!
Kam zgjedhur 4 veshje që mund ti vishni në këto ditë festash, janë të thjeshta dhe çdo kush mund ti ketë
në garderobën e vet, ndonëse jo njëlloj gjëra të ngjashme me zgjedhjet që kam bërë unë.
Veshja e parë


Duke qenë se temperaturat janë ulur jam munduar të zgjedh kombinime që të dukemi bukur por dhe
ngrohtë. Këtë periudhë I kam veshur shumë golfat pasi veshja duket e lidhur dhe të bën të dukesh më e
gjatë. Tek veshja e parë mora një golf të zi dhe e kombinova me një fund vinyl ngjyrë bezhë. Sigurisht që
vesha dhe geta, zgjodha këto në ngjyrë të errët, për këpucë vesha këto me pak takë. Dhe për të hedhur
sipër këtë pallton e madhe stofi me kutia, është stil oversized dhe mendoj që e kompleton veshjen.
Veshja e dytë


Në veshjen e dytë kam të njejtin kombinim thjeshtë kam ndërruar ngjyrat, për ta bëre pak më festive
këtë rradhë fundin vinyl e mora në ngjyrë të kuqe, ndërsa golfin në ngjyrë gri. Vendosa këto vëthët e
bukur në ngjyrë gri gjithashtu dhe duken kaq bukur bashkë. Flokët I lidha në këtë rast për të vënë në pah
vëthët dhe jam gati.

Veshja e tretë


Kjo veshje është totalisht black(e zezë) pasi zgjodha që pallton ta vesh si fustan. Palltoja jo shumë e
gjatë, me pulla, në mes një rrip dhe tek supet vjen me këtë detajin e fryrë. Normalisht që poshtë mund
ta shoqëroni me diçka ose ta mbani kështu,duket shumë klas dhe ju jep një look shumë fin dhe të
veçante.

Veshja e katërt


Për veshjen e fundit zgjodha një fustan komod të thjeshtë, me mëngë të shkurtra, dizajni me katrorë me
një rrip të hollë në mes dhe mund ta shoqëroj me secilën nga palltot e mësipërme.

 

Këto ishin sugjerimet e mia të kësaj rradhe, shpresoj t’iu kem ndihmuar sado pak e te gjeni veten te
ndonjëra nga veshjet.

Për më shumë më ndiqni në instagramin tim @ermyian