Fashion, Lifestyle

Pink October

                    October Pink                           

Përshëndetje vajza,
Kësaj rradhe vendosa të zgjedh një temë shumë ndryshe nga herët e tjera.
Duke qenë se muaj Tetor ishte muaj dedikuar luftës kancerit të gjirit, vendosa të bazoj të gjitha veshjet e mija në ngjyrën rozë .

Veshja e parë
Këtë periudhë janë shumë “in” kostumet dhe mua më pëlqejnë shumë. Ky që zgjodha unë është xhaketë dhe pantallona në ngjyrë baby pink. Poshtë xhaketës vesha një bluzë me mangë të shkurtra në ngjyrë të bardhë, dhe për ta bërë look-un pak më sportiv e vesha me një palë atlete të bardha. Siç më keni parë dhe më parë mua më pëlqen shumë t’i vesh kostumet me atlete.


Veshja e dytë
Tek veshja e rradhës mora një bluzë klasike me mëngë të gjëra shumë të lezetshme në ngjyrë rozë e kombinova me mom’s jeans të zeza që vijnë të ngushta në fund. Vendosa një rrip ngjyrë kafe dhe vesha dhe këpucët në të njëjtën ngjyrë.

Veshja e tretë

Me veshjen e tretë vendosa të jem e thjeshtë fare, mora një triko tip oversized në ngjyrë pink me jakë V dhe me detaje te mëngët pjesa e jakës dhe pjesa në fund.E vesha si një fustan sportiv do thoja, dhe e kombinova me një pale atlete All Stars-a(Converse).

Veshja e katërt

Tek veshja e katërt zgjodha një kostum deve në ngjyrë bezhë, me perla tek mëngët, material shumëëë I butë sa s’të bëhet ta heqësh më, dhe te këmbët atlete.

Veshja e pestë

Kam veshur një fustan rozë të shkurtër lisho mbas trupit, me dizenjo tek gryka dhe me dantellë tek mëngët ,sipër vesha një pallto rozë të hapur me xhepa, në rast se veshjen e vishni në darkë mund ta shoqëroni dhe me një shall, unë kam treguar dy opsione,  gjithashtu të dy në ngjyrën rozë .

Këto ishin dhe sugjerimet e mija për këtë rradhë, shpresoj t’iu kem ndihmuar sado pak,

Për më shumë më ndiqni në Instagram : @ermyian

Me shumë dashuri,

Ermelinda